Kalo te përmbajtja
01/03

Perde & draperi

Mëndafsh

Silk me shkëlqim natyral

Në stok
Kontrolli i dritës: Dritë e filtruar

Butësi e jashtëzakonshme dhe shkëlqim natyral për hapësira të ndritshme, plot karakter.

Nuancat
E bardhëQumështKrem
Ideale për
SalloneDhoma pritjejeHoteleRestorante
Drita
Dritë e filtruar. Dritë natyrale e balancuar dhe privatësi e këndshme gjatë gjithë ditës.
Qepja
WaveFallta klasikeShirit me rrudhaUnaza metalike

Çmimi përcaktohet sipas masave dhe stilit të qepjes. Na shkruani dhe ju përgjigjemi shpejt.

Rreth pëlhurës

Detajet që e bëjnë të veçantë.

Perdet prej mëndafshi përfaqësojnë simbolin e elegancës, finesës dhe luksit të përjetshëm. Të njohura për teksturën e tyre të lëmuar, butësinë e jashtëzakonshme dhe shkëlqimin natyral, ato i japin çdo ambienti një pamje të rafinuar dhe një atmosferë ekskluzive.

Falë rënies së tyre elegante dhe reflektimit të butë të dritës, perdet prej mëndafshi krijojnë hapësira të ndritshme, harmonike dhe plot karakter. Ky material është zgjedhja ideale për sallone, dhoma pritjeje, hotele, restorante dhe ambiente të tjera ku estetika dhe cilësia janë prioritet.

Koleksioni ynë ofron perde prej mëndafshi në nuanca elegante si e bardhë, qumësht dhe krem, të cilat përshtaten lehtësisht me stile klasike, moderne dhe bashkëkohore të enterierit, duke sjellë ndriçim, pastërti vizuale dhe sofistikim në çdo hapësirë.

Perdet prej mëndafshi mund të realizohen në disa stile qepjeje, sipas preferencës dhe sistemit të montimit: sistem amerikan (Wave), shirit me rrudha, fallta klasike (Pleat) dhe unaza metalike (Eyelet).

Stilet e qepjes

Si dëshironi ta varni?

Kjo pëlhurë mund të realizohet në katër stile qepjeje, sipas preferencës suaj dhe sistemit të montimit.
Kokë perdeje me sistem Wave dhe valë të rregullta në shinë

01

Wave

Sistem amerikan

Valë të buta e të rregullta që rrjedhin njëtrajtësisht përgjatë shinës. Pamje moderne dhe minimaliste, ideale për dritare të mëdha.

Perde kadifeje gri me fallta klasike të varura në shufër

02

Fallta klasike

Pleat

Palosje të qepura që e mbajnë formën me kalimin e kohës. Elegancë e strukturuar për sallone dhe ambiente formale.

Perde gri me shirit me rrudha dhe një perde e tejdukshme përpara

03

Shirit me rrudha

Rrudha të dendura

Rrudha të dendura e të buta që krijojnë volum dhe ngrohtësi. Zgjidhje e përjetshme që i shkon çdo dhome.

Perde me unaza metalike të varura në një shufër inoksi

04

Unaza metalike

Eyelet

Unaza metalike që rrëshqasin lehtë mbi shufër. Linja të pastra dhe hapje e mbyllje pa asnjë mundim.

Na shkruani