Kalo te përmbajtja
01/10

Perde & draperi

Bamboo

Fibra natyrale bambuje

Në stok
Kontrolli i dritës: Dritë e butë

Fibra bambuje të lehta e të ajrosura që sjellin dritë të këndshme dhe qetësi natyrale.

Nuancat
E bardhëQumështKremPanaHiri
Variantet
Thai BambooPersian BambooBamboo LuxBamboo Kristal
Ideale për
Ambiente moderneStil skandinavEco style
Drita
Dritë e butë. Pëlhura të tejdukshme që e zbusin diellin pa e larguar nga dhoma.
Qepja
WaveFallta klasikeShirit me rrudhaUnaza metalike

Çmimi përcaktohet sipas masave dhe stilit të qepjes. Na shkruani dhe ju përgjigjemi shpejt.

Rreth pëlhurës

Detajet që e bëjnë të veçantë.

Perdet Bamboo përfaqësojnë harmoninë mes natyralitetit, elegancës dhe funksionalitetit, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të qetë në çdo ambient. Të prodhuara nga fibra bambuje, zakonisht në formë viskoze ose përzierje të lehta, ato dallohen për teksturën e butë, rënien elegante dhe pamjen e tyre natyrale.

Falë strukturës së lehtë dhe të ajrosur, materiali Bamboo lejon depërtimin e dritës në mënyrë të butë dhe të këndshme, duke ndriçuar ambientin pa komprometuar privatësinë. Pamja e tij e rafinuar dhe minimaliste e bën një zgjedhje ideale për ambiente moderne, skandinave, “eco style” dhe interiere që vlerësojnë materialet natyrale.

Koleksioni ynë ofron një gamë të pasur nuancash neutrale, si e bardhë, qumësht, krem, pana dhe hiri, të cilat kombinohen lehtësisht me çdo stil enterieri. Materiali është i disponueshëm në disa variante, duke përfshirë Thai Bamboo, Persian Bamboo, Bamboo Lux dhe Bamboo Kristal, të cilat ndryshojnë sipas teksturës, trashësisë dhe shkëlqimit të pëlhurës.

Perdet Bamboo mund të realizohen në disa stile qepjeje, sipas preferencës dhe sistemit të montimit: sistem amerikan (Wave), shirit me rrudha, fallta klasike (Pleat) dhe unaza metalike (Eyelet).

Stilet e qepjes

Si dëshironi ta varni?

Kjo pëlhurë mund të realizohet në katër stile qepjeje, sipas preferencës suaj dhe sistemit të montimit.
Kokë perdeje me sistem Wave dhe valë të rregullta në shinë

01

Wave

Sistem amerikan

Valë të buta e të rregullta që rrjedhin njëtrajtësisht përgjatë shinës. Pamje moderne dhe minimaliste, ideale për dritare të mëdha.

Perde kadifeje gri me fallta klasike të varura në shufër

02

Fallta klasike

Pleat

Palosje të qepura që e mbajnë formën me kalimin e kohës. Elegancë e strukturuar për sallone dhe ambiente formale.

Perde gri me shirit me rrudha dhe një perde e tejdukshme përpara

03

Shirit me rrudha

Rrudha të dendura

Rrudha të dendura e të buta që krijojnë volum dhe ngrohtësi. Zgjidhje e përjetshme që i shkon çdo dhome.

Perde me unaza metalike të varura në një shufër inoksi

04

Unaza metalike

Eyelet

Unaza metalike që rrëshqasin lehtë mbi shufër. Linja të pastra dhe hapje e mbyllje pa asnjë mundim.

Na shkruani